Rrëzimi i turistëve në male në Theth, reagon Peleshi: Ndërhymë me helikopterin Cougar, FA në gatishmëri për raste emergjence

Shqipëria

Rrëzimi i turistëve në male në Theth, reagon Peleshi: Ndërhymë me helikopterin Cougar, FA në gatishmëri për raste emergjence

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 22:52
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me rrëzimin e turistëve në male në zonën e Thethit.

Peleshi shprehet se për shkak të terrenit të thyer, është dashur ndërhyrja me helikopterin Cougar. Sipas Peleshit, Forcat e Armatosura kanë qenë dhe mbeten në gatishmëri për raste emergjente.

Peleshi: Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrugën që lidh Thethin me Plavën e Gucinë. Sipas informacioneve njëri prej tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak se transporti drejt Tiranës me rrugë tokësore ishte i pamundur është angazhuar helikopteri i Emergjencave Civile EC 135. Pas tij është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç.

Forcat e Armatosura janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo nevojë që ka komuniteti, por u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë e vendit, veçanërisht turistëve që të bëjnë kujdes gjatë sezonit veror, për të shmangur situata të tilla, në zona me terren të panjohur dhe të vështirë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat