Matura 2024, testimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Shqipëria

Matura 2024, testimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 23:54
Ilustrim

Rreth 28 mijë maturantë jane testuar për njohuritë e tyre në lëndën 'Gjuhën Shqipe dhe Letërsi'.

Pas provimit të parë të 'Gjuhës së Huaj', i cili u zhvillua vetëm një javë më parë (3 qershor), gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim në lëndën Gjuhë dhe Letërsi.

Testi përmban gjithsej 60 pikë dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Pas përmbylljes së tij, pritet të shpallen notat e testit të 'Gjuhës së Huaj' dhe më 18 qershor do të jetë 'Matematika', ndërsa më 24 qershor do të mbahet provimi i lëndës me zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat