Burgosja e Belerit/ Dule e akuzoi se bën avokatinë e Ramës për privilegje, ja si përgjigjet Lorenc Vangjeli

Shqipëria

Burgosja e Belerit/ Dule e akuzoi se bën avokatinë e Ramës për privilegje, ja si përgjigjet Lorenc Vangjeli

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 00:46
Lerenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli i është përgjigjur akuzave të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se po bën avokatinë e kryeministrit Edi Rama për privilegje në rastin e arrestimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Vangjeli u përgjigj se ‘arresti ishte i gabuar. Edhe viktima kryesore është Bashkia e Himarës  e cila nuk qeveriset nga vullneti i votuesve të saj’.

Gjithashtu analisti theksoi se ‘edhe procesi deri tani ka shumë dritëhije dhe më shumë hije se sa dritë’.

Lerenc Vangjeli: Arresti ishte i gabuar. Edhe viktima kryesore është Bashkia e Himarës  e cila nuk qeveriset nga vullneti i votuesve të saj. Edhe procesi deri tani ka shumë dritëhije dhe më shumë hije se sa dritë. Atje ku ndahemi ka të bëjë me diçka tjetër. Nuk ka asnjë lidhje zgjedhja e zotit Beleri me Himarën. Këtu votuan qytetarët shqiptarë atje votuan qytetarët grekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat