“Beleri, një nga provokimet e Greqisë”/ Xhufi: Vendi fqinj shfrytëzoi rastin e fundit përpara anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Shqipëria

“Beleri, një nga provokimet e Greqisë”/ Xhufi: Vendi fqinj shfrytëzoi rastin e fundit përpara anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 09:39
“Beleri, një nga provokimet e Greqisë”/ Xhufi: Vendi fqinj shfrytëzoi rastin e fundit përpara anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Pëllumb Xhufi, teksa foli në “Zona Zero” në Top News për çështjen e Fredi Belerit, u shpreh se kjo është një nga provokimet e Greqisë.

Sipas tij ky është një rast, përpara anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për sqarimin e plotë të kësaj çështjeje.

“Padyshim që e ka përdorur qeveria greke këtë rast edhe për të nxjerrë në pah problemin e Himarës, për ta ndërkombëtarizuar. Vetë zoti Beleri në gjykimin tim është një nga ato provokacion e, që Greqia e ka bërë me Shqipërinë shpesh herë.

Në rastin e tij është një mundësi e fundit përpara anëtarësimit të Shqipërisë në BE, që problemi i Himarës të zgjidhet ashtu siç është konceptuar nga politika e jashtme greke.

Ashtu siç dëshirojnë që Himara të quhet një vend minoritar… ne na ngrihen qimet përpjetë kur dëgjojmë gjëra të tilla. Himara ka qenë një nga vatrat e shqiptarisë”, tha Xhufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat