Depueteti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur për Neës 24 lidhur me vendim e Apelit që vendosi se vula e Partisë Demokratike i takon Berishës.
Korreshi u shpreh se sot Gjykata i dha vulën përfundimisht atij që e meritonte, PD zyrtare ishte grupimi i Berishës, Rithemelimi.
Korreshi u shpreh se dera e PD është e hapur për të gjithë demokratët, teksa lidhur me Lulzim Bashën ai u shpreh se nëse nuk ndryshon qëndrimin apo partinë politike në PD janë të gjithë të mirëpritur.
Pjesë nga fjala e Korreshit:
Sot gjykata vendosi vulën përfundimisht atij që e meritonte.
Basha nëse do të vijë të ndryshojë mendjen.
Ata që i besonin PD zyrtare, janë të mirëpritur të gjithë edhe pse kemi qenë të ndarë me qëndrimet tona PD është e të gjithëve dhe ne me kolegët kemi raporte shumë të mira.
Këtu PD bën diferencën, të gjithë demokratët janë të mirëpritur.