Kalonin mallra kontrabandë, tre të proceduar në Vlorë

Shqipëria

Kalonin mallra kontrabandë, tre të proceduar në Vlorë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 15:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kalonin mallra kontrabandë, tre të proceduar në Vlorë

Policia e Vlorës dhe Policinë Kufitare në Portin e Vlorës, kanë bashkëpunuar për goditjen e paligjshmërive dhe krimeve kufitare.

Gjatë kontrolleve intensive, është goditur një rast i radhës i kontrabandës. Në kontrollet e ushtruara në autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe me verë dhe paketa me cigare, pa faturë blerjeje.

Si rezultat i këtij operacioni janë proceduar penalisht një 51-vjeçar, dhe dy shoferët e autobusit 63 dhe 43-vjeç për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat