Tentoi të fuste 15 mijë euro të padeklaruara përmes Pikës Kufitare të Morinës, procedohet penalisht malazezi

Shqipëria

Tentoi të fuste 15 mijë euro të padeklaruara përmes Pikës Kufitare të Morinës, procedohet penalisht malazezi

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Një shtetas malazez është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri përmes Pikës Kufitare të Morinës, 15 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi” të 49-vjeçarit, u gjetën 15 000 euro.

Malazezi po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Për 49-vjeçarin, banues në Ulqin, rëndon vepra penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat