Bylykbashi: Edi Rama korruptoi lidershipin e PD, goditi liderin e PD, por ja ku jemi nën udhëheqjen e Berishës. Ky është momenti i jashtëzakonshëm që na mbush zemrat, sepse sot flamuri i PD, valëvitet i ligjshëm dhe krenar në sytë e demokratëve dhe shqiptarëve
Provuam që kutia e votimit është ajo që na bën bashkë dhe mblidhemi në një verdikt demokrat, ne do e çojmë Shqipërinë përpara drejt Europës.
Vetëm parimet demokratike do të na çojnë në synimin tonë, bashkimi i çdo demokrati rreth flamurit dhe lideri të PD për te fituar zgjedhjet e ardhshme.
Ftesa jonë ka qenë që ditën e parë për çdo demokrat që gjithmonë e ka pranuar simbolin e PS si atë që e udhëheq në këtë rrugëtim lirie që do e vazhdojmë më të. PD e ka derën të hapur për çdo demokrat. Të bashkohemi të gjithë pa dallime nën drejtimin e Berishës për të rrëzuar këtë narkoshtet. Sot është ditë e madhe për të gjithë ne.