Vera për studentët e Universiteti “Luarasi” është një kohë për të shtuar dijet e tyre. Krahas programit të rregullt mësimor, shkollat verore që zhvillohen, janë një mundësi e mirë që ata të zgjerojnë bagazhin.
Këtë të mërkurë u shpërndanë certifikatat e shkollës verore “Progresi dhe hapat drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”
Zëvendësrektorja e Universitetit Luarasi Ani Dasho, thotë se kjo shkollë verore, hap një tjetër dritare për studentët, dhe I përgatit ata për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ndërsa dekani i fakultetit të Ekonimisë, professor Leontjev Çuçi, shpjegon çështjet kryesore që u trajtuan në këtë shkollë verore.
Ky projekt ka një kohëzgjatje 3 vjeçare, dhe për profesor Çuçin, është fillimi I ndërkombëtarizimit të Universitetit Luarasi
Qëllimi kryesor i shkollës verore dhe projektit Jean Monet, është që të krijojë ekspertë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, që di të ndjekin hap pas hapi plotësimin e të gjithë kapitujve.