PS feston 33 vjetorin e krijimit, Gramoz Ruçi: 33% më e rritur krahasuar me 3 vite më parë!

Shqipëria

PS feston 33 vjetorin e krijimit, Gramoz Ruçi: 33% më e rritur krahasuar me 3 vite më parë!

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 20:57
Gramoz Ruçi

Partia Socialiste ka festuar sot 33-vjetorin e krijimit të saj ku në selinë rozë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e PS si dhe figurat më të spikatura të kësaj partie

Në një komunikim me gazetarët  ish-deputeti socialist Gramoz Ruçi tha se partia ka ardhur në rritje dhe se tashmë  gratë kanë role të barabarta me burrat në këtë parti.

“33-vjetor 33% më e rritur se 3 vjet më parë jo 33 vite më parë. Kënaqësi e madhe. E dyta sa i përket strukturës moshore, ata që s’kishin lindur para 33-vjetëve sot janë edhe në strukturat drejtuese të PS.

E shikoj nëse para 33 vjetëve zonjat në PS ishin barazuar me gishtat e një dore, sot 50% e strukturave drejtohen nga shoqet, 50% e këshilltarëve të PS janë zonja. Sot 50% e qeverisë janë zonja, mbi 30% e grupit parlamentar janë zonja. S’ka sesi ta shikosh ndryshe nëse do duhet të jemi realist, as euforik dhe as pesimist”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat