Pasi fitoi “lirinë”, ish-zyrtari paraqitet në GJKKO

Shqipëria

Pasi fitoi “lirinë”, ish-zyrtari paraqitet në GJKKO

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 09:49
Lena shihet teksa futet në ambientet e GJKKO-së shoqërohet edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Ky është momenti i parë kur ish-kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena shfaqet ne Gjykatën e Posaçme pas lirimit nga burgu dhe u la në masën e “arrestit të shtëpisë”.

Lena shihet teksa futet në ambientet e GJKKO-së shoqërohet edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Kujtojmë se Lena u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçi, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK-ut, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat