Përcillet për në banesën e fundit ish-krybashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini.
Sejdini ndërroi jetë ditën e djeshme për shkak të disa probleme shëndetësore.
Në homazhet në nder të 73-vjeçarit, ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Qazim Sejdini ka qëndruar në krye të Bashkisë Elbasan për 3 mandate nën siglën e Partisë Socialiste.
Ai vendosi që të mos kandidonte më për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2019.