Meta: Do japë llogari çdo prokuror i SPAK-ut që fle mbi dosjet

Shqipëria

Meta: Do japë llogari çdo prokuror i SPAK-ut që fle mbi dosjet

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 20:00
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sot Prokurorinë  e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të PL pasditen e sotme, Meta tha se, SPAK është institucion kriminal dhe se çdo prokuror do të mbajë përgjegjësi.

Ai tha se faktet ulërasin çdo ditë. “Dosjet dhe denoncimet serioze për korrupsionin skizofrenik janë bërë male. Prokurorët e SPAK  mbyllin sytë dhe veshët si vegla qorre politike të neveritshme të Edi Ramës dhe axhendave të tij antishqiptare dhe antifamilje”.

“SPAK është një institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndalojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mban nën presion dhe shantazh udhëheqësit e opozitës që mbrojnë sovranitetin e Shqipërisë. Do japë llogari çdo prokuror i SPAK, cdo gjykatës i korruptuar që fle mbi dosjet atje”, u shpreh Meta.

“Për veshi do i ngremë, siç vajti McGonigal në burg do shkojnë dhe të tjerë. Në një betejë ku dikush nuk niset për të vdekur, nuk fiton kurrë, dhe kjo është një betejë jetë a vdekje”, tha Meta ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat