Lubonja reagon ashpër: Edi Rama nuk ka frikë nga SPAK, ja arsyeja

Shqipëria

Lubonja reagon ashpër: Edi Rama nuk ka frikë nga SPAK, ja arsyeja

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 00:19
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja në një emision televiziv  tha se nëse për 5 vjet do të mund të pastrohet ky vend, do e mbështeste SPAK, por nuk beson se kjo mund të ndodhë.

Teksa është debatuar mbi hetimin që SPAK po kryen ndaj Presidentit të PL-së, Ilir Meta dhe akuzat e këtij të fundit ndaj SPAK, Lubonja tha se i paprekshmi i vetëm që ka qenë në Shqipëri, është ai që ka qenë në krye të shtetit.

“Ka qenë Sali Berisha dikur, pra figura numër 1 në Shqipëri. Por çështja është se kjo vijon ende, pra kemi një Edi Ramë të paprekshëm, që nuk ka frikë fare. E dëgjoni ju kur flet Edi Rama? Një Kryeministër që jep leje për kulla, ka dhënë një tjetër 24 katëshe tjetër në qendër të Tiranës. Po fut krimin në ekonomi, atëherë kur do të ndërhyjë apo veprojë SPAK?

Dosja e famshme “Metamorfoza” cfarë bie në sy atje? Krimi i vetëm që akuzohen këta është tentativa për vrasje, ndërkohë që këto janë banda që kontrollojnë terrenin, që kanë bërë krime elektorale, që kanë marrë status investitori strategjik, që janë ndihmuar nga ky Kryeministër, që pastrojnë para, Kryeministri nuk ka frikë”, tha Lubonja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat