Vranësira e temperatura deri në 33 gradë celsius, surpriza e motit për ditën e sotme

Shqipëria

Vranësira e temperatura deri në 33 gradë celsius, surpriza e motit për ditën e sotme

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do t’ia lënë vendin kthjellimeve kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e mesditës reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 29°C

në zonat e ulëta 16 deri 33°C

në zonat bregdetare 16 deri 30°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat