Mblidhet për herë të parë Komisioni i Antikorrupsionit! Opozita e bojkoton

Shqipëria

Mblidhet për herë të parë Komisioni i Antikorrupsionit! Opozita e bojkoton

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Grupi parlamentar i PD, dy javë më parë e bojkotoi votimin e  ngritjes të këtij komisioniPas miratimit të rezolutës në Kuvend është mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Antikorrupsionin!

Por, në mbledhje janë paraqitur vetëm anëtarët e mazhorancës, ndërsa opozita e ka bojkotuar.

Burime nga grupi parlamentar i PD i thanë Top Channel se tashmë do të jetë Sali Berisha ai që do të vendosë në mënyrë përfundimtare për pjesëmarrjen në këtë komision.

Grupi parlamentar i PD, dy javë më parë e bojkotoi votimin e  ngritjes të këtij komisioni me një mandat 10 mujor, ku në përbërje janë 6 deputetë socialistë dhe 5 nga opozita.

Ky komision do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj me anëtarët socialistë Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat