​Protesta në Tiranë, hidhet molotov e policia kundërpërgjigjet me gaz lotësjellës

Shqipëria

​Protesta në Tiranë, hidhet molotov e policia kundërpërgjigjet me gaz lotësjellës

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 12:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin rrethojën metalike.

Më pas kanë hedhur molotov drejt godinës.

Disa prej mbështetësve të opozitës mbajnë flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë.

Opozita u mblodh në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës dhe kjo është protesta e dytë brenda javës, pas asaj të ditës së hënë ku u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat