Këtë të premte po mbahet në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin i cili që prej 12 majit të 2023 qëndron në burgim si i akuzuar për blerje votash.
Avokatja e tij Klodiana Gjyzari tha para gjykatës se nuk ka gjurmë të pajisjes së përgjimit. Ajo tha se është kërkuar dokumenti ligjor, por ky mungon, ndërsa ka shtuar se një përgjim i paligjshëm nuk mund të prodhojë asnjë provë.
“Prokuroria Vlorë duhet të ishte më e përgjegjshme. Në 6 maj, emri i Belerit ka qenë më i lakuari nga kryeministri. Prokuroria duhet të ishte më e kujdesshme nga dhënia e informacionit policor. Beleri ishte kandidat i opozitës. Nuk ka patur te dhëna qe i pandehuri po kryente vepër penale. Arsen Rama nuk ka qenë në Vlorë dhe nuk e dimë nga e dinte prokuroria që Arsen Rama do jepte një deklarim. Nuk ka asnjë gjurme te pajisjes me te cilën pretendohet se është kryer përgjimi. Si merret pajisja? Ku merret pajisja? Etj. Ne këtë nuk e dimë, nuk ka procesverbal. Veprimet duhet të ishin kryer nga prokurori, kështu thotë ligji, nuk e themi ne. Pajisja jepet nga prokurori.
Arsen Rama nuk ka firmosur marrëveshjen e simulimit, sepse nuk ka qene ne Vlore. Arsen Rama në atë moment qe pretendohet nga prokuroria, ka qene duke folur ne telefon ne Bashkinë Himare.
Nuk është detyra e te pandehurit te vërtetoje pafajësinë. Prokuroria duhet te paraqiste disqet, regjistrimi është një dokument i rrethanave qe ndodhin. Disku nuk është regjistrimi origjinal, por është një kopje. Mungon dokumenti origjinal. Ne kemi kërkuar aktet e ekspertimit, por pritëm që prokuroria të paraqiste disqet, por nuk i paraqiti. Në ketë dosje ka transkriptim të bërë nga prokuroria Vlorë dhe ritranskrimtip të kryer nga Prokuroria e Posaçme. Një përgjim i paligjshëm, nuk mund te prodhoje asnjë lloj prove”,-tha avokatja.