Basha mbledh të vetët/ Pritet të vendosë qëndrimin, me Berishën apo jashtë PD-së

Shqipëria

Basha mbledh të vetët/ Pritet të vendosë qëndrimin, me Berishën apo jashtë PD-së

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 15:24
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka mbledhur sërish strukturat e tij. Pritet të shikohet nëse ditën e sotme pas diskutimeve që janë duke u zhvilluar prej orës 14:30, nëse Basha do të dalë apo jo në një vendim.

“Opsionet janë nëse do të vazhdojë apo rekursin në Gjykatën e Lartë, gjithashtu ide të tjera lidhen me krijimin e një partie të re, por ka pasi zëra edhe për një fraksion pranë PD.

Opsioni ndoshta më i mundshëm për të ndodhur mund të jetë ai i krijimit të një partie të re.”, tha gazetarja Erneta Shevroja.

Këto janë vendimmarrje që janë duke u diskutuar dhe mbetet për t’u parë se cilët do të jenë vendimet e Bashës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat