“Situatë e paprecedent”/ Prefektja e Shkodrës: Kemi lokalizuar perimetrin e zjarrit

Shqipëria

“Situatë e paprecedent”/ Prefektja e Shkodrës: Kemi lokalizuar perimetrin e zjarrit

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 20:56
Majlinda Angoni

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni ka deklaruar se ka mbetur vetëm një vatër qendrore në tregun e rrobave të përdorura që u përfshi nga flakët këtë pasdite.

Angoni u shpreh se është lokalizuar perimetri i zjarrit dhe aktualisht po mbërrin edhe helikopteri zjarrfikës.

Një situatë paprecedent, ka pasur vështirësi për ndërhyrjen e emergjencave civile. Dua të falënderoj të gjithë zjarrfikësit nga Lezha Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Ulqini, të cilët në mënyrë të menjesheshme u paraqitën për të dhënë ndihëm e tyre.

Është  nisur edhe helikopteri.  Perimetri i zjarrit është i lokalizuar, ka  mbetur një vatër qendrore. Po punohet për izolimin më të shpejt të tij. E rëndësishme është që nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëmtime të disa banesave.

Do shikohen hap pas hapi edhe masat që do merren”-u shpreh prefektja Majlinda Angoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat