Pas deklarimit se do të dërgojë në Gjykatën e Lartë çështjen e vulës Lulzim Basha ka vijuar takimet.
Me të rinjtë edhe një herë ai ka theksuar se vendi po mbahet peng nga politikanë që kanë probleme me drejtësinë.
“Shqipëria nuk do të jetë peng i një grushti njerëzish që kanë hallet e tyre me drejtësinë, asgjë nuk do t’i ndalojë demokratët të mbrojnë dhe përfaqësojë idealet e lirisë, demokracisë, të mbrojnë dhe ruajnë aleancat euroatlantike dhe të mishërojnë ëndrrat e shqiptarëve për ndryshim”, u shpreh ai.
Në takimin me të rinjtë solli në vëmendje programin e fraksionit që drejton.
“Cila është ekonomia e re? Që nga teknologjia e informacionit, tek robotika, tek energjia e rinovueshme, te bioteknologjia. Dhe me këto profesione ne mund t’i mbajmë të rinjtë shqiptarë këtu në Shqipëri me rroga minimale prej 2 mijë eurosh në muaj.
Kush do ta lërë Korçën në qoftë se nesër ka një diplomim dhe një profesion që paguan 2 mijë euro në muaj? Askush nuk do ta lërë. Ky investim është plotësisht i mundshëm. Është një fraksion i abuzimeve të kësaj qeverie me inceneratorët”, shprehet Basha.
Më herët, Basha theksoi se në çdo rrethanë forca që ai drejton do të jetë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm çka nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të re