Gjendet i pajetë në banesën e tij 67-vjeçari, dyshimet e para

Shqipëria

Gjendet i pajetë në banesën e tij 67-vjeçari, dyshimet e para

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Një 67-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen Dunavat në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se policia mori njoftimin në orën 17:58 se në lagjen Dunavat, pranë furrës së bukeës, një person është i bllokuar brenda në banesë dhe nuk përgjigjej thirrjeve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të repartit zjarrfikës, që bënë të mundur hapjen e derës së banesës.

Policia ka konstatuar se 67-vjeçari, i identifikuar si Sherif Dumi, u gjet i shtrirë në dysheme, pa shenja jete.

Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa do të jetë autopsia e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 67-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat