E rëndë në Kolonjë! Gjendet i pajetë një 33-vjeçar, dyshohet se është futur në rezervuar

Shqipëria

E rëndë në Kolonjë! Gjendet i pajetë një 33-vjeçar, dyshohet se është futur në rezervuar

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatit Kagjinas në Kolonjë, ku një 33-vjeçar është gjetur i pajetë.

Mësohet nga burimet se viktima i quajtur Emiljano Bahollariështë nga fshati Borovë. Sipas policisë ai ka vuajtur nga problemet me shëndetin mendor, ndërsa është futur në rezervuar, ku ka humbur edhe jetën.

Nuk dihet nëse 33-vjeçari ka dashur të vetëmbytet apo është futur në ujë për t’u larë dhe ka pësuar infarkt.

Pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat