Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:
L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas kur konstatoi punonjësit e Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.