Pesë vite pa takuar të atin, e mitura përballë gjyshes: Donte të mbyste mamin! Nuk e dua më babin

Shqipëria

Pesë vite pa takuar të atin, e mitura përballë gjyshes: Donte të mbyste mamin! Nuk e dua më babin

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Pak ditë më parë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores dhe gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e një çifti të cilët ishin në konflikt me njëri-tjetrin.

Dy të rinjtë u martuan dhe krijuan jetën e tyre, ku më vone si frut i dashurisë erdhi në jetë një fëmije që sot është 15 vjeç.

E mitura prej pesë vitesh tashmë nuk komunikon dhe nuk është takuar me të atin, dhe shkak për këtë është bërë e ëma, pasi si pasojë e konflikteve çifti është ndarë.

E ëma e 15-vjeçares nuk e lejoi më të bijën të takonte asnjë nga familja e ish bashkëshortit, duke u betuar për një gjë të tillë që në momentin e ndarjes.

Vjehrra e saj dhe kunata rrëfyen dhe denoncuan ish-nusen për mbajtje peng të mbesës 15-vjeçare.

Ndërkohë vetë e mitura është përballur në emision me dy të afërmet, ku ka deklaruar se nuk e do babanë pasi ai është munduar t’i vrasë të ëmën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat