Sot provimi i tretë i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë testojnë dijet në lëndën e matematikës

Shqipëria

Sot provimi i tretë i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë testojnë dijet në lëndën e matematikës

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen të martën provimit të lëndës së matematikës. Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta ndërsa zhvillohet në salla të mëdha.

Ambientet do të jenë të mbikëqyrura me kamera dhe me vëzhgues mësuesit.

Provimi i fundi i maturës do të mbahet me datë 24 qershor, ku maturantët do të testojnë dijet në lëndën me zgjedhje.

Deri tani, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e gjuhës së huaj dhe në ditët në vijim pritet që të publikohet edhe vlerësimi për lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat