Paralajmëron eksperti i kriminalistikës: Jemi në prag të 1 skandali të madh në polici

Shqipëria

Paralajmëron eksperti i kriminalistikës: Jemi në prag të 1 skandali të madh në polici

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:19
Artan Rexhepi

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha në “Now me Erla Mëhillin” se mund të jemi përpara një skandali të madh në polici.

Duke folur për rinisjen e vettingut, Rexhepi tha se ai është që në strukturë i gabuar pasi nuk do duhej të realizohej nga njerëz që sërish kanë lidhje me policinë, pasi nuk mundet që policët të hetohen nga kolegët e tyre.

“Sa i takon vettingut, vettingu që në strukturim është bërë gabim. Një vetting për punonjësit e policisë nga kolegët e tyre nuk mund të bëhet. Ajo duhej bërë nga persona që nuk kanë interes, me një status që të mos varen as nga kryeministri, as nga ministri. Vettingu që në mënyrën si u nis u nis për të mos u bërë. Patjetër që ai ka dështuar.

Problemi qendron që që në kohën e kanabisit u thye kodi i moralit të policisë. Aty duhet të fillonte hetimi tamam. Për rastin e Sky kam thënë se kush nuk ka gjë për të fshehur të japë telefonin, por jo merr formular, por edhe këtë nuk mund ta hetojë policia. Që në mënyrën që është strukturuar është non sens, ose do i paraprijë ndonjë skandali të madh”,-tha Rexhepi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat