Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të nxehtësisë së madhe.
Ministria e Jashtme e Jordanisë ka thënë se 14 shtetas të saj kanë vdekur për shkak të valës së të nxehtit, dhe 17 të tjerë janë zhdukur.
Kryqi i Kuq iranian ka konfirmuar, po ashtu, që pesë pelegrinë iranianë kanë vdekur, por pa përmendur arsyet.
Hoxha Hajredin Dizdari tha për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albanian se udhëtimi i Haxhit nga Shqipëria në Mekë kushton 6 mijë euro.