Këtë të martë dy maturantë janë konfliktuar me njëri-tjetrin deri në përplasje fizike.
Pas përfundimit të provimit të matematikës në oborrin e një prej gjimnazeve të qytetit të Vlorës, dy të rinjtë janë konfliktuar më njëri tjetrin deri në përplasje fizike midis tyre me mjete të ftohta. Shkak është bërë një konflikt i çastit për motive ende të paqarta.
Pas pak çastesh është njoftuar mbi situatën e ndodhur, kur u mësua se një prej të rinjve kishte dëmtime të lehta në trup.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat operacionale janë gjendur menjëherë në ambientet e gjimnazit ku këta dy nxënës studionin.
Ata kanë bërë të mundur normalizimin e situatës dhe ndalimin e agravimit të saj, ndërkohë që një prej të rinjve është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.