Një 43 vjeçare nga Klosi ka humbur jetën pasi konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresive.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj mëngjesin e së mërkurës.
43-vjeçarja u transportua në spitalin “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.