“SPAK dërgon letër porosi në Britani për çiftin Meta-Kryemadhi”, gazetarja: Kërkon informacion për shkollimin e fëmijëve dhe udhëtimet

Shqipëria

“SPAK dërgon letër porosi në Britani për çiftin Meta-Kryemadhi”, gazetarja: Kërkon informacion për shkollimin e fëmijëve dhe udhëtimet

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 13:48
Anila Hoxha

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” në Top News tha se SPAK ka dërguar letërpororsi për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi.

“Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar së fundmi letërporosi edhe në Britaninë e Madhe për të marrë informacion shterues sa i takon shkollimit dhe udhëtimeve nga njëra anë të çiftit Meta dhe shkollimit të fëmijëve të tyre.

Është një veprim i kryer nga SPAK së fundmi siç ka dërguar letërporosi në Qipro, sa kohë ka përcjellë një informacion të vakët sa i takon lobimit me kompaninë qipriote dhe meqenëse informacioni ka qenë disi i cunguar, SPAK ka vlerësuar se duhet të komunikojë sërish bazuar në marrëdhëniet juridiksionale të shteteve përkatëse për të përfituar informacion”, tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat