Pasi mori vulën, Berisha do të mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Pasi mori vulën, Berisha do të mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 16:51
Sali Berisha

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë, pas më shumë se një javë pas marrjes së vulës nga Gjykata e Apelit. Mbledhja do të zhvillohet në 24 qershor në orën 18:00.

Nga sa mësohet në rend të ditës do të kenë  pika kryesorë.

Së pari, siç thuhet në njoftimin zyrtar, do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike në vend, e ndërsa pika e dytë e rendit të ditë do të jenë diskutime dhe vendimmarrje rreth vijimit të aksionit opozitar.

Kjo mbledhje vjen pasi vula i takon tashmë Sali Berishës, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend, ndonëse i arrestuar me akuzën për korrupsion.  Lidhur me këtë vendim, Lulzim Basha ka njoftuar se do të bëjë rekurs.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat