Lefter Maliqi i cili ishte pjesë e protestës kundër arrestimit politik të, Berishës është shprehur se rikthimi i tij në krye të PD duhet të ishte bërë kohë më para.
Maliqi ka theksuar se regjimi nuk luftohet me lule por me përballje dhe këtë e bën më së miri lideri i PD, Sali Berisha
FJALA E MALIQIT
Duhet të jemi të bindur se në Shqipëri nuk ka drejtësi por ka drejtësi me regji.
Të telekomanduar nga Agaci, babloku i bablokut të Surrelit i cili jep urdhër se kush do të hetohet dhe kush do të arrestohet nga kundërshtarët e tij.
Kjo ka ndodhur dhe me masën e sigurisë ndaj Berishës pasi ketë e do babloku, Sorosi dhe qarqe të tjera politike.
Koordinatori për Antikorrupsionin Global takon Dumanin: Mbështesim institucionet e drejtësisë
Pse keni frikë, Sali Berisha do të jetë kryeministri i ardhshëm sepse do të fitojë dhe analistët banaqeve politike të mos shqetësohen fare.
Doktorit i kam dërguar disa mesazhe që kur ishte çadra, që të kthehet në krye të PD pasi regjimi nuk luftohet me lule, por me betejë.