Komisioni antikorrupsion ka zhvilluar të premten mbledhjen e radhës. Opozita vijon të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisionit të posaçëm antikorrupsion.
Kryetari Fatmir Xhafaj sërish iu ka bërë thirrje për të reflektuar dhe për t’u bashkuar në tryezën e diskutimeve.
"Përfaqësues të shoqërisë civile kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë, por ky komision është mbështetur në disa rregulla, ndaj ne vihemi në dijeni me kërkesat e tyre për të marrë një vendimmarrje.
Është një fazë përgatitore për të arritur atë që ne dëshirojmë, një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës”, tha Xhafaj.