Opozita protestë te Bashkia Tiranë, qëllohet me molotov ndërtesa

Shqipëria

Opozita protestë te Bashkia Tiranë, qëllohet me molotov ndërtesa

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 12:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në ambientet e jashtme të bashkisë Tiranë po mbahet këtë të premte protesta e mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.

Protesta e 13-të nisi me të njëjtin skenar si ato të mëparshmet, ku përfaqësuesit e opozitës hodhën bomba molotov në drejtim të godinës së bashkisë Tiranë.

Më pas protestuesit vijuan të dëgjonin përfaqësuesit politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat