Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti deklaratë për mediat mbi situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin.
Balluku: U përballëm me një situatë kritike sa i takon sistemit të transmetimit të energjisë elektrike. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit me Greqinë, kemi pasur shkëputje elektrike në të gjithë Shqipërinë.
Jemi informuar se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në mal të zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Maqedoni. Volumet e mëdha në këto momente dhe temperaturat e larta në nivele rekord kanë krijuar këtë problematikë.
U vendos energjia elektrike në rang vendi për 30 minuta, ndërkohë që Tirana në vetëm 17 minuta. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët në rajon.