Mbeturinat mbulojnë liqenin e Komanit, PD i 'çjerr maskën' ministres Balluku dhe Kumbaro

Shqipëria

Mbeturinat mbulojnë liqenin e Komanit, PD i 'çjerr maskën' ministres Balluku dhe Kumbaro

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 12:57
Balluku dhe Kumbaro

Pak ditë më parë Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Zëvendësministrin për fushën e energjisë në MIE, Ceno Klosi, ju bashkuan aksionit të pastrimit të ndërmarrë nga KESH në liqenin e Komanit, e cila dhe sot vetëm pak ditë më pas, konstatohet një ndotje masive.

Ka qenë këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, e cila ka reaguar mbi problematikën e ndotjes së liqenit të Komanit, ku dhe nga pamjet e siguruara, duket qartë imazhi propagandistik i dy ministreve.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare edhe këtë vit ka nisur punën për pastrimin e liqenit nga mbetjet të cilat depozitohen përmes prurjeve që vijnë nga lumenjtë, por duke dështuar në punën e tyre.

Reagimi i plotë nga Eliona Kodra Shkreli:

"Veriu shqiptar e sidomos pikat turistike veriore janë jashtë vëmendjes së investimeve qeveritare por ndërkohë propaganda e ministreve nuk mungon teksa kryejnë inspektime fasadë sa për të përmbushur PR (piarin) që e paguajnë sa qimet e kokës.

Pas rrugës që të çon drejt Komanit e cila është premtuar shumë herë se do investohet por që ka mbetur peng i inateve Beci-Balluku, një tjetër problematikë mjaft e madhe shfaqet në këtë zonë...

Liqeni i Komanit gjithashtu është lënë plotësisht në harresë!

Mbeturinat kanë pushtuar gjithë sipërfaqen e ujit, ndërkohë ministret rilindase Kumbaro e Balluku pak ditë më parë " përveshën" mëngët, u kujdesën që të kenë kamerat dhe mbulimin mediatiko- propagandistik, madje arritën deri aty sa të zbulonin fajtorin e kësaj ndotje.

Dy ekspertet i zbuluan shqiptarëve se Kosova është shkaktarja e gjithë kësaj ndotje në liqenet e Kaskadës së Drinit por zgjidhje nuk dhanë...

Parada propagandistike e ministreve u pasua me marrjen e situatës nën kontroll të duarve të hekurta të tyre, të cilat veshën dorezat plastike dhe dhanë shembullin se si duhet të punojnë banorët e zonës dhe të gjithë ata që kanë për zemër këtë zonë atraktive.

Dy zonjat Rilindase bënë turin e detyruar për të pasuruar rrjetet sociale, ndërsa mbeturinat aty i gjetën dhe aty i lanë, ndoshta në pritje që qeveria e Kosovës të pastrojë dëmin që i paska shkaktuar

'liqenërëve' veriorë këtë vit.

Për qeverinë Rama Veriu i vendit ekziston vetëm për propagandë e cila nuk përkthehet kurrë në investime, mbetet vetëm 'shkrepje' fotosh dhe imazhe videosh të postuara në rrjete sociale!", shkruan këshilltarja demokrate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat