Reshjet e dendura të shiut dhe breshrit një ditë më parë në Ersekë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore të kësaj zone.
Nga grupet e punës që zbritën në terren mëngjesin e sotëm, evidentohen dëme të shumta në drufrutorë, perime, etj.
Kontrollet janë ushtruar ne zonën e Ersekës në qytet, Rehove, Starje, Psar, Bejkove, Tac.
Në bashkëpunim dhe me kryetaret e fshatrave dëmet janë si më poshtë:-
1.perime sipërfaqe 10 ha demi 80-100% (domate,speca,sallata, etj)
2.kumbulla,2000 rrënjë demi 80-90% dhe ato që kanë ngelur janë me goditje të rëndë
3.Molle ne 2000 rrënjë 89-90% dëmtime dhe ne frutat e ngelura
4.-Elb sipërfaqe; 20 ha 100%; 30 ha 40% dhe 50 ha dëmi deri 20%.
5.-Tersherene sipërfaqe 50 ha demi 20%
6.-Grure sipërfaqe 100 ha; 20 ha 40-50%; 30 ha demi 30% dhe 50 ha demi 20%.
7.-Rush pjergulla në oborre mbi 80% te rrezuara.