Plani 6 miliardë euro për Ballkanin, ekspertja e ekonomisë zbulon detajet: Fondet përthithen me anë të projekteve

Shqipëria

Plani 6 miliardë euro për Ballkanin, ekspertja e ekonomisë zbulon detajet: Fondet përthithen me anë të projekteve

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Pavarësisht se nuk janë pjesë e unionit, Bashkimi Evropian është gati të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor përmes fondeve dhe granteve konkrete.

Konkretisht, BE ka vendosur në dispozicion 6 miliardë euro, shumë kjo që shpërndahet me anë të projekteve tek vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, tha se kjo politikë e BE synon integrimin e rajonit me akte konkrete.

Ajo theksoi se vendet e Ballkanit duhet të konkurrojnë me projekte konkrete në fusha ku mbështeten më shumë.

“BE ende po e mbështet Ballkanit Perëndimor  për t’u bërë pjesë e familjes europiane, dhe në këtë pikë, qasja e saj për Ballkanin është më e drejtpërdrejtë përmes një pakte ekonomike, e cila është një vlerë investimi, ku vendet e Ballkanit për të qenë përfitues duhet të konkurrojnë me projekte”, tha Nunaj.

E pyetur se në cilët sektorë duhet t’i përthithë Shqipëria këto fonde nga Bashkimi Evropian, ekspertja u shpreh se energjetika dhe teknologjia duhet të jenë fushat kryesore, që meritojnë vëmendje dhe fokus të shtuar.

“BE këtë qasje e ka edhe me vendet anëtare, pra jep fonde përmes projekteve. Në energjetikë dhe në digjitalizim duhet t’i marrim këto fonde”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat