Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me dy vite burg Alfred Belerin, duke lënë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë.
Gazetari Ermal Vija tha për “ABC News” se tashmë Beleri është dënuar për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Ndërsa Pandeli Kokaveshi është dënuar me shërbim prove.
Prezente në seancën e kësaj të marte të zhvilluar për Belerin ishte edhe ambasadorja greke.
Ajo theksoi se është shkelur prezumimi i pafajësisë. Gjithashtu përfaqësuesja e ambasadës greke ka kërkuar që Beleri të paraqitet në punimet e PE.