Begaj pret kryetari e Parlamentit të Arabisë Saudite, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Shqipëria

Begaj pret kryetari e Parlamentit të Arabisë Saudite, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 14:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh. T. Dr. Abdullah Mohammed Ibrahim Al-Sheikh.

Biseda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.
Në takim është vlerësuar fakti se intensifikimi i kontakteve të nivelit të lartë përgjatë viteve të fundit ka dhënë rezultat në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teksa Presidenti Begaj shprehu bindjen për avancimin e kësaj agjende dypalëshe.

Presidenti i Republikës i përcolli Kryeparlamentarit saudit përgëzime për mbështetjen ndaj Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa theksoi nevojën e lobimit të Arabisë Saudite me ato shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Isamik (OIC) dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat