Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 12 korrik? Ben Andoni habit me përgjigjen e tij

Shqipëria

Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 12 korrik? Ben Andoni habit me përgjigjen e tij

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 20:19
Sali Berisha

Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare me 12 korrik. Ben Andoni i ftuar në  një intervistë televizive, tha se Berisha do të tregojë mbështetjen që ka në këtë protestë.

“Zoti Berisha është kanalizuar shumë gabim. Unë fajësoj këshillimin e tij juridik. Berisha si aktor i vjetër duhet të kuptonte se në stadin ku kishin arritur akuzat ndaj tij, ai do të shkonte këtu ku ka përfunduar.

Do të ishte mirë që ai të ishte këshilluar që të përballej vetë me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Gjithë qëllimi i Sali Berishës, është të fitojë kohë. Por ai e ka humbur mandatin e tij dhe PD duhet të bëjë plane pa Berishën. Do të shikojmë në datë 12 se sa njerëz do të mbledhë që është një tregues se sa njerëz ka me vete.

Për mua Berisha është element historik, jo më politik”, u shpreh Andoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat