Në aksin rrugor Thumanë – Kashar, po kryhen punimet e fundit.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në inspektimin para hapjes për qarkullimin e automjeteve, u shpreh se gjithçka është gati të dielën.
“Segmenti do të dorëzohet të dielën, në orën 19:00.
Këtu jemi në pikën fundore, jemi në nyjën e Kasharit. Aktualisht po bëhen vijëzimet, detajet e fundit. Nyja është totalisht e përfunduar”.