''Barnat janë më të shtrenjtat'', Noka: Gjendja në spitalin Onkologjik dhe në spitale të tjera të Shqipërisë, është lemeritëse

Shqipëria

''Barnat janë më të shtrenjtat'', Noka: Gjendja në spitalin Onkologjik dhe në spitale të tjera të Shqipërisë, është lemeritëse

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 21:26
Flamur Noka

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se gjendja në spitalin Onkologjik dhe në spitale të tjera të Shqipërisë është lemeritëse.

Noka: Ndjehem keq kur shoh që personeli shëndetësor vihet në akuzë.

Unë i njoh dhe kam punuar me to.

Ajo që është te tmerrshme në këtë vend se kur shkon situata e opinionit publik në një pikë kulmimante ndaj Shëndetësisë në Shqipëri kurrë kjo qeveri nuk gjen rrugë për të reaguar për të zgjidhur situatën por sajon gjithmonë një grup armiqësor brenda Shëndetësisë, shpallin armik një mjek dhe i thonë pastaj shqiptarëve që po luftojmë.

Gjendja në spitalin Onkologjik por edhe në spitale të tjera të Shqipërisë është lemeritëse.

A ka faj stafi mjekësor që nuk gjen dot garza, edhe garzat dalin dhe i blejnë.

Në Onkologjik prej 10 vitesh nuk ka mjekime.

Barnat që përdorin onkologët në kimioterapi janë më të shtrenjtat dhe më të kushtueshmet.

90% e pacientëve janë të detyruar që të dalin dhe ti blejnë në tregun e zi sepse shteti nuk i furnizon.

Aty është gjendja sikur të kishte kaluar luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat