Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Bllokohet qarkullimi në bulevardin kryesor, policia njofton masat gjatë të premtes

Shqipëria

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Bllokohet qarkullimi në bulevardin kryesor, policia njofton masat gjatë të premtes

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 09:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Qarkullimi i automjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës do të bllokohet përkohësisht të premten në mëngjes, si pjesë e planit të masave të Policisë për tubimi që do të mbajë “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.

Lëvizja do të bllokohet  prej orës 09:30 e në vijim .

Ndaj sugjerohet që qytetarët të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Ndërkohë, duke marrë shkas nga protestat e mëparshme, ku protestuesit kanë kundërshtuar efektivët dhe kanë hedhur drejt tyre molotov dhe sende të tjera, Policia e Shtetit “u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat