Një efektiv policie ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e së enjtes. Policia tha se ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja.
Inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga kryerja e testit të alkoolit, punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.