Gjirokastër: Ritet numri i zjarreve, Shërbimi Zjarrfikës gjobit zjarrvënësit

Shqipëria

Gjirokastër: Ritet numri i zjarreve, Shërbimi Zjarrfikës gjobit zjarrvënësit

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 10:16
Gjirokastër

Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër po ndëshkon me masa administrative personat që shkaktojnë zjarre kryesisht në kullota.

Mbrëmjen e djeshme një zjarr problematik në fshatin Dhoksat përfshiu një sipërfaqe bujqësore të porsa korrur me tërshërë. Zjarri rrezikoi të përhapej në një zonë të gjerë duke dëmtuar parcelat e mbjella kryesisht me vreshtari dhe drufrutorë.

U desh ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës, me automjete dhe efektivë, për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Sipas ekspertëve zjarrfikës zjarri është vendosur nga poseduesi i tokës bujqësore me inicialet Gj.Sh, i cili u ndëshkua me gjobë si dhe u bë shoqërimi i tij në policinë lokale.

Zjarrfikësit apelojnë për parandalimin e zjarreve dhe evitimin e dëmeve që shkaktojnë në pyje-kullota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat