Kuvendi 1 minutë heshtje për gjenocidin e Çamërisë, Idrizi: 80 vjet nga masakra

Shqipëria

Kuvendi 1 minutë heshtje për gjenocidin e Çamërisë, Idrizi: 80 vjet nga masakra

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 11:07
Deputeti Shpëtim Idrizi

Kuvendi i Shqipërisë nisi këtë të enjte me një minutë heshtje për gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. 27 qershori përkon me 80 vjetorin e gjenocidit.

Deputeti Shpëtim Idrizi mori fjalën për të kujtuar dhe një herë gjenocidin grek suke thënë se masakrat ndaj të parëve tanë nuk do të harrohen ndonjëherë.

Gjithashtu ai tha se popullit grek duhet ti vijë turp për politikat e tyre dhe për faktin që se mori kurrë përsipër gjenocidin.

"Ketë vit u mbushën 80 vjet nga qershori i egër i vitit 1944 kur u masakruan dhe u shpërngulen shqiptaret e Çamërisë, nja nga spastrimet më të egra. Shumë thonë që kanë kaluar shumë vite, por unë dhe koleget e mi deputet jemi këtu për të thënë që memoria e një kombi është më e madhe se e një njeriu. Masakrat ndaj të parëve tanë, ne nuk i harrojmë, por i kujtojmë. Ne nuk fajësomë sot popullin grek, por politikën e kohës dhe se politika nuk morri kurrë përsipër politikën e të parëve të tyre. Duhet ti vij turp që një popull Evropian që nuk flet dhe e injoron ekzistencën e shqiptarëve të Çamërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat