E rëndë në Gramsh/ Mbytet 30-vjeçari në liqenin e Banjes, nisin kontrollet për të gjetur trupin

Shqipëria

E rëndë në Gramsh/ Mbytet 30-vjeçari në liqenin e Banjes, nisin kontrollet për të gjetur trupin

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh. Dyshohet  se një person është mbytur në liqenin e Banjes.

Konkretisht buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin një 30 vjeçari. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit i cili dyshohet të jetë e mbytur.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat