Këto janë pamjet e siguruara nga “Ora News” ku tregohet mjeku Edmond Gashi që largohet nga dera e pasme e Gjykatës së Tiranës.
Gazetari Edison Vatnikaj që ka siguruar pamjet shpjegon se pasi mjeku njihet me masën e sigurisë, udhëzohet të qëndrojë në hollin e gjykatës me qëllim për të dalë pa u vënë re.
Pasi qëndron për disa minuta, një punonjës del nga gjykata dhe në atë moment përfiton edhe mjeku, ku siç shikohet nga pamjet largohet me shpejtësi në drejtim të portës ku hynë prokurorët dhe gjyqtarët.
Pas kësaj, ai pret shoferin e tij që ishte tek krahu tjetër dhe pastaj largohet.